Shërbimet e Policisë Bashkiake, së bashku me shërbimet sociale të Bashkisë Tiranë, për shkak edhe të uljes së ndjeshme të temperaturave të ditëve të fundit, kanë intensifikuar kontrollet, për të konstatuar dhe dërguar në qendrat sociale të Bashkisë, të gjithë shtetasit e gjendur në situatë rruge, me qëllim për të ruajtur jetën dhe shëndetin e tyre.