Policia Bashkiake, u bën thirrje, të gjithë drejtuesve të automjeteve, qofshin ata qytetarë të Tiranës, të ardhur nga rrethet e tjera, apo nga jashtë Shqipërisë për të festuar festat e fundvitit pranë familjeve të tyre, që të bëjnë kujdes të shtuar ndër të tjera, edhe me parkimin e automjeteve të tyre konform sinjalistikës rrugore, pasi në të kundërt do të jenë objekt i masave administrative, bllokimit të mjeteve të tyre me bllokues gome, apo heqia me mjet ngritës sipas rastit dhe transportimit për në pikat e bllokimit të automjeteve.