Në ndjekje të ankesës së banorëve të Rrugës :”Qemal Stafa”, ardhur në sallën operative të Policisë Bashkiake, për rënie të pllakave nga lartësia e një pallati, duke rrezikuar jetën e kalimtarëve, shërbimet e Policisë Bashkiake , organizuan punën bashkë me institucionet e tjera të Bashkia Tiranë, për eleminimin e rrezikut.