Me kontributin e përbashkët të të gjithë punonjësve të Policisë Bashkiake, u blenë dhjetra dhurata për fëmijët dhe të moshuarit e Qendra Sociale ” Të Qendrojmë Së Bashku” në Kombinat, Bashkia Tiranë dhe me shumë dashuri, së bashku me shërbimet sociale, u shpërndanë dhuratat, si dhe u servir vakti i drekës për ta.