Lajmet e fundit

Gjatë kontrollit të territorit, shërbimet e Policisë Bashkiake konstatuan tym që dilte nga një pallat në ndërtim, në Rrugën e Dibrës. Menjëherë njoftuan shërbimin zjarrfikës, u afruan në objekt, morën masa për të larguar të pranishmit dhe mbajtur larg kureshtarët, duke vendosur perimetrin e sigurisë deri në ardhjen e shërbimit zjarrfikës, të cilët bënë të mundur fikjen e zjarrit.