Policia Bashkiake e Tiranës, e ftuar në takimin e organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Mjedisit, me fokus luftën e përbashkët ndaj krimeve mjedisore, si dhe për prezantimin e 5 rubrikave shtesë në “Komisariatin Dixhital”, ku qytetarët do të kenë një dritare më shumë, për të denoncuar krimet mjedisore në territor. Kur të gjitha strukturat shtetërore bëhen bashkë, por edhe me ndihmën e pazëvëndësueshme të komunitetit, suksesi është i garantuar.