Panvarësisht kushteve atmosferike, shërbimet e Policisë Bashkiake, në bashkëpunim të ngushtë me Policia Rrugore, kanë marrë vazhdimisht masa në ndihmë të menaxhimit të trafikut dhe ndëshkimin e kundravajtjeve rrugore, të cilat bëhen burim i shtuar i trafikut në qytet. Të gjithë bashkë, të kontribuojmë, duke mos parkuar në kundërshtim me sinjalistikën, duke lënë makinën në shtëpi dhe përdorur transportin publik, apo mënyra alternative të lëvizjes.