Nuk ka asnjë justifikim, e nuk mund të vazhdojë më, shitja e produkteve ushqimore dhe jo vetëm, pa lejen përkatëse të Bashkisë së Tiranës, përtokë në rrugë, trotuare, sheshe, pa asnjë kusht higjeno-sanitar, e për sa kohë tregjet e Bashkia Tiranë, janë kudo, në cdo Njësi Administrative. Ndaj shërbimet e Policisë Bashkiake, do të vazhdojnë të monitorojnë çdo ditë qytetin, për të orientuar në këto tregje tregtarët ambulante, por dhe duke ndëshkuar me masa administrative të pabindurit në këtë aktivitet të paligjshëm.