Njoftim i rëndësishëm!

Në prag të Fun Run, vrapimit që do të zhvillohet në Blv. Deshmorët e Kombit, në datën 16 Tetor me nxënësit e shkollave 9-vjeçare,  ora 08:00-12:00, si dhe aktivitetit me të madh sportiv dhe promovues të vitit, që është Maratona e Tiranës, e cila do të zhvillohet më datë 17 Tetor, ora 07:00-17:00, në zbatim të Urdhrit Nr. 39823 datë 13.10.2021, të Kryetarit të , si dhe Planit të Masave të hartuar nga Policia Bashkiake Tiranë në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, ju bëjmë me dije se, në të gjithë perimetrin e garës , është vendosur sinjalistikë e përkohshme rrugore nga Bashkia Tiranë. Për sa më sipër, me qëllim sigurinë e garuesve, mbarëvajtjen e Maratonës dhe lehtësimin e trafikut, ju lutemi qytetarëve të Tiranës:

Të përdorin sa më pak automjetet për lëvizjet e tyre, si dhe t’u binden menjëherë shërbimeve policore, në devijimet eventuale të trafikut.

Të mos parkojnë, mjetet e tyre, në rrugët ku do të kalojnë vrapuesit.

Të lëvizin mjetet e parkuara në perimetër të garës, nëse i kanë parkuar disa ditë më parë, pasi në të kundërt, do të lëvizen me mjet ngritës, nga shërbimet policore.

Ata qytetarë, që do të duan të lëvizin me mjetin e tyre, që ndodhet në parkimet brënda perimetrit të garës, duhet ta lëvizin një ditë përpara, pasi në orën 07:00-17:00 të datës 17 Tetor, rrugët do të bllokohen dhe nuk do të kenë mundësi të hyjnë-dalin në perimetrin e garës.

Këmbësorët, të bashkëpunojnë me shërbimet policore dhe vullnetarët, për të kaluar rrugën në vendet e përcaktuara, pa u bërë pengesë për vrapuesit.

Ju faleminderit.