Një nga detyrat e rëndësishme të Policisë Bashkiake, gjatë sezonit veror, është edhe monitorimi i territorit, për parandalimin e zjarreve, duke bashkëpunuar ngushtë me komunitetin, Zjarrfikësit Tiranë, por edhe me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë. Gjatë patrullimit në zonën e Blv. të Ri, pasditen e djeshme, patrullat tona konstatuan zjarr, në një zonë ferrishte, ku menjëherë njoftuan zjarrfikësit dhe punuan së bashku, për fikjen e zjarrit dhe parandalimin e ndotjes së mjedisit, apo dëmtime të tjera eventuale.