Në zbatim të Vendimit Nr. 33350/4 datë 08.09.2021, të Kryetarit të Bashkia Tiranë, për heqien e liçensës së operatorit të transportit publik të linjës së “Unazës”, si dhe në mbështetje të specialistëve të Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore – Bashkia Tiranë, për zbatimin e Urdhrit të Bllokimit Nr. 109 datë 16.09.2021, si subjekt debitor, të lëshuar ndaj tij, shërbimet e Policisë Bashkiake, kanë organizuar punën dhe kanë marrë masa të gjithanshme, për ndeshkimin me masa administrative të operatorit të konstatuar në kryerje e sipër të shërbimit të transportit publik pa liçensën përkatëse, si dhe në mbështetjen e kolegëve të DPTTV-ës, për mbylljen e aktiviteteve të këtij subjekti debitor, deri në shlyerjen e detyrimeve që ka ndaj Bashkisë Tiranë.