Në vijim të punës së përbashkët me Policia Rrugore, për disiplinimin e trafikut në qytet, shërbimet e Policisë Bashkiake, në ndjekje të ankesave të shumta të qytetarëve, si dhe me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, kanë marrë masa për të ndaluar dhe ndëshkuar bashkë me Policia Rrugore, drejtuesit e motorçikletave, të cilet në shkelje të sinjalistikës rrugore të vendosur nga Bashkia Tiranë, hyjnë në sheshin Skënderbej, Parkun e Madh të Liqenit Artificial, si dhe zona të tjera për këmbësorë, por edhe në korsitë e biçikletave, duke vënë në rrezik kalimtarët dhe çiklistët. Puna vijon…