Në kuadër të aktivitetit sportiv “Java e Mobilitetit pa makina”, organizuar nga Bashkia Tiranë, shërbimet e Policisë Bashkiake kanë marrë masa për pastrimin nga mjetet e parkuara te Rr:”Luigj Gurakuqi”, si dhe bllokimin e një pjese të këtij aksi, për t’i hapur rrugë aktiviteteve të shumta sportive të organizuara brënda këtij segmenti rrugor, me qëllim sensibilizimin e qytetarëve për përdorimin sa më shumë të lëvizjeve alternative, në raport me përdorimin e automjeteve.