“Motor Club Albania”, me mbështetjen e Bashkia Tiranë, do të organizojë aktivitetin “Rally Albania 2020”, duke startuar në datë 7 Qershor, në sheshin Italia dhe do të zhvillohen gara në kategori të ndryshme të mjeteve motorrike, nëpër Shqipëri , ku do të përshkohen 2200 km, deri me datën 13 Qershor, kur do të bëhet dhe ndarja e çmimeve për fituesit. Shërbimet e Policisë Bashkiake, kanë marrë masa për të garantuar mbarëvajtjen e këtij aktiviteti.