Kanë vazhduar çdo ditë, aktivitetet argëtuese, sportive “Talenti i Lagjes”, sipas kalendarit të miratuar, në disa shkolla të qytetit, por dhe sheshet rekreative të Tiranës, nën monitorimin e shërbimeve të Policisë Bashkiake, ku fëmijët me energjinë e tyre pozitive, po ndriçojnë gjithë qytetin.