Ka vijuar puna e shërbimeve të Policisë Bashkiake , në bashkëpunim të ngushtë me strukturat e Policisë së Shtetit, për marrjen e të gjitha masave, duke garantuar institucionet përkatëse të Bashkisë Tiranë, që të zbatojnë kompetencat e tyre, për prishjen e ndërtimeve të shpronësuara në zbatim të akteve ligjore në fuqi dhe lirimin e sheshit të ndërtimit, në kuadër të “Projektit të rindërtimit”, në zonën e “5 Majit”.