Gjatë këtyre ditëve dhe netëve të acarta, shërbimet e Policisë Bashkiake dhe ato sociale të Bashkisë së Tiranës, po monitorojnë territorin, si dhe po ndjekin me urgjencë çdo informacion që vjen nga komuniteti, për qytetarë që gjenden në situatë rruge, të cilët po dërgohen në qendrat sociale, ku u garantohet ushqim, ngrohtësi, pastri, dhe fjetje në kushte shumë të mira.