Falë një bashkëpunimi me strukturat e Bashkisë Tiranë, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Policisë Rrugore Tiranë, vullnetarët, qytetarëve të Tiranës që na mirëkuptuan, garuesve por edhe falë zbatimit rigoroz të detyrave të zbatuara me përpikmëri, profesionalizëm e qëndrueshmëri, nga shërbimet e Policisë Bashkiake, u finalizua me sukses, Maratona e Tiranës, aktiviteti më i madh sportiv, ndërkombëtar,argëtues e promovues i kryeqytetit.